Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar zyrtarisht se subjekti që ai drejton nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim përjashtues apo refuzues ndaj Vjosa Osmanit.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Abdixhiku u pyet drejtpërdrejt mbi mundësinë e pranimit të zonjës Osmani në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rast se vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në përgjigjen e tij, Abdixhiku la të hapur mundësinë e diskutimeve, duke theksuar se situata të tilla analizohen në varësi të rrethanave politike. Ai nënvizoi se vullneti i partisë nuk ka qenë bllokues në asnjë fazë.
“Këto çështje shqyrtohen gjithmonë në një të ardhme shumë të afërt. LDK asnjëherë nuk ka mbajtur qëndrim refuzues ndaj Osmanit, as sa i përket këtij procesi aktual,” u shpreh prerë Abdixhiku. /lajmishqip.net









