Rezultatet e votimit nga diaspora: LVV në krye, pasohet nga LDK dhe PDK!

1 minute, 5 seconds Read

Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i votave nga diaspora, me një përparim prej 47.34% deri më tani. Deri të dielën, më 2 mars, janë numëruar 89 nga 187 kutitë e votimit, që përfaqësojnë votues nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin me 51.34% të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.74%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.12% dhe AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 4.15%.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 11 komuna me shumicë shqiptare dhe në komunat me shumicë minoritare, ndërsa aktualisht po numërohen votat për komunat si Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.

Rezultatet në Komunat ku ka përfunduar numërimi:

  • LVV ka fituar në 8 komuna.
  • LDK ka dalë e para në 2 komuna.
  • PDK ka fituar në 1 komunë.

Rezultatet sipas Komunave:

  • Deçan: LDK (42.93%), LVV (37.88%), AAK (15.70%), PDK (2.21%).
  • Gjakovë: LVV (46.75%), LDK (31.76%), AAK (8.90%).
  • Drenas: PDK (39.11%), LDK (31.94%), LVV (26.54%).
  • Dragash: LVV (33.16%), SDU (25.03%), LDK (20.36%).
  • Kaçanik: LVV (63.36%), LDK (26.43%).
  • Klinë: LDK (36.44%), LVV (34.64%).
  • Kamenicë: LVV (70.20%), LDK (18.51%).
  • Mitrovicë: LVV (61.35%), LDK (24.81%).
  • Novobërdë: LVV (67.62%), LDK (25.71%).
  • Obiliq: LVV (59.87%), LDK (33.00%).
  • Hani i Elezit: LVV (58.96%), LDK (26.12%).

Procesi i numërimit vazhdon dhe rezultatet e reja do të përditësohen në platformën rezultatet2025.net.

Publikime te ngjashme