Dy exit poll-e të ndryshme të realizuara për Komunën e Mitrovicës së Jugut e nxjerrin fitues kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin, por me një diferencë tejet të ngushtë.
Sondazhi i Baton Haxhiut e shpalli Tahirin fitues me 50.9% të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Faton Peci, u pozicionua me 49.1%.
Po ashtu, exit poll-i i Klan Kosovës e nxori fitues Tahirin me 50.34% të votave, përkundrejt Pecit që siguroi 49.66%.
Këto rezultate po interpretohen si një garë jashtëzakonisht e ngushtë, ku praktikisht çdo votë mund të jetë përcaktuese për fituesin e Komunës së Mitrovicës së Jugut./lajmishqip.net
