Një 21-vjeçare nga Brazili po ballafaqohet me akuzat për tentimvrasje, kur me veturën e saj u përplas në dyqanin e pijeve alkoolike – ku si pasojë mbetën të lënduar dy persona, kanë njoftuar autoritetet braziliane në Tocantins.
Samia Sa kishte vizituar dyqanin e pijeve alkoolike dhe humbi durimin, kur mësoi se nuk mund të blejë një shishe alkool vetëm nëse blen një pako të tërë për faktin se shiteshin vetëm me shumicë, transmeton Telegrafi.
Një video amatore e siguruar nga mediat braziliane, shfaqin Sa e zhveshur të shtrirë në tokë duke u përleshur me një prej punonjësve – derisa kalimtarët e rastit tentojnë t’i qetësojnë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo futet në veturë dhe niset me shpejtësi në drejtim të lokalit – duke goditur fillimisht një person jashtë parkingut dhe një veturë tjetër të parkuar.
E dy gra më pas janë filmuar duke vrapuar drejt dyqanit për t’i alarmuar punonjësit, po pak sekonda më pas Sa futet brenda me veturë – duke goditur një grua dhe një burrë që ishin punonjës të këtij biznesi.
Për fat të mirë, policia është shfaqur shpejtë në vendin e ngjarjes duke arrestuar brazilianen që tani akuzohet për tentimvrasje. /Telegrafi/