Reagon ish-prokurori special Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së: “Është dal UDB-ash në lista të veteranëve”

1 minute, 10 seconds Read

Ibish Neziri, ish-të burgosur politik, ka rrëfyer për torturat që ka përjetuar nga disa individë, të cilët sipas tij, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe.

Ai në RTVD ka përmendur emrat e shqiptarëve si Xhelajdin Beqiri, Hasan Jakupi, Jakup Lonçari, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçiu, Qazim Rugova, Mehemet Loci, Demë Muja, Mehmet Kasi, Ajet Gashi, Asllan Sllamniku dhe Sefedin Mehu.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Pas këtyre akuzave, ka reaguar ish-prokurori special, Elez Blakaj.

Në një postim në Facebook përmendi një rast konkret gjatë një debati në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së.

“Përmenden emra dhe mbiemra konkretë të UDB-ashëve,” ka shkruar Blakaj, duke theksuar se gjatë një takimi, anëtari i komisionit, Smajl Elezaj, kishte thënë: “Osht dalë UDB-a në lista!”

Këto akuza dhe reagime kanë rritur shqetësimin për të kaluarën dhe për rolin e individëve të përmendur në ngjarjet historike të Kosovës.

Elez Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit special në gusht të vitit 2018 dhe ishte larguar nga Kosova, pasi është ankuar për presion gjatë punës së tij.

Ish-prokurori Blakaj kishte qenë duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së, ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm./Telegrafi

Publikime te ngjashme