Rasti i fotografisë nga Sveçla: PZAP rrëzon ankesën e LVV-së ndaj aktivistit të LDK-së

0 minutes, 41 seconds Read

Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Art Merkoja, ka bërë të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër tij.

Përmes një njoftimi, Merkoja deklaroi se ankesa e Xhelal Sveçlës dhe LVV-së është refuzuar, duke theksuar se “gjithçka është e pastër dhe e drejtë sipas ligjit”.

Ai gjithashtu konfirmoi se ka bërë një ankesë shtesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, duke shtuar se “integriteti personal dhe edukata janë të shenjta”.

Merkoja ka falënderuar të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë ofruar, duke përmbyllur me mesazhin: “Fitorja e madhe e LDK-së po vjen!”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme