Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.
Ai përmes një postimi në Facebook tha uruar që ky muaj të ushqejë shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit.
“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime”.
“Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, ka shkruar ai.