Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama para asamblistëve të kryeqytetit ka folur për buxhetin e vitit 2025.
Rama tha se përpilimi i buxhetit ka qenë transparent, transmeton Telegrafi.
“Përpilimi i buxhetit super transparent, kemi marrë shumë kërkesa edhe nga qytetarët, por edhe përmes metodave të ndryshme. Përpilimi ka qenë i gjatë dhe transparent, ku kërkesat e qytetarëve shkojnë në drejtori përkatëse, dhe ata përpilojnë më pas kërkesat dhe i drejtojnë tek unë. Kërkesat kanë qenë në investime kapitale”, tha ai.
Rama shtoi tutje se “kemi bërë një punë shumë të madhe, për me u fokusu në projekte që janë të filluara, por edhe projekte tjera që kanë të bëjnë më transformimin e kryeqytetit”.
Tutje, ai shtoi se në investime kapitale, jo çdo gjë mund të zhvillohet vetëm më buxhetin e kryeqytetit.
“Kem tendenca për bllokim të projekteve, nuk do të mundeni”. /Telegrafi