Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike do të ndihmohen me 250 euro në muaj

1 minute, 1 second Read

350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda kronike. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se ky vendim është marrë për t’u dalë sado pak në ndihmë qytetarëve të Prishtinës që vuajnë nga këto sëmundje të rënda.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai ka thënë se shuma që mund të përfitojë një qytetar është 250 euro në muaj, ndërsa e ka konsideruar të pamjaftueshëm buxhetin e ndarë.

“Ne e kemi ndarë një shumë ka qenë e rritur, 350 mijë sivjet shuma. Ne jemi munduar që me i përkrah sado pak personat që kanë sëmundje malinje dhe sëmundje të rënda kronike me komplikime dhe realisht është treguar që nevojat janë shumë të mëdha dhe ne prioritet u kemi dhënë personave me kancere të ndryshme, veçanërisht atyre me kancer të gjirit por edhe kancereve tjera dhe pastaj edhe sëmundje të rënda me komplikime të cilat i kanë pasur qytetarët”, ka thënë Sadiku, i cili ka konsideruar se ky buxhet është i pamjaftueshëm.

Publikime te ngjashme