Qindra mijëra njerëz u mblodhën pas namazit të sabahut në Istanbul në një marsh në mbështetje të Palestinës dhe në përkujtim të ushtarëve turq të rënë gjatë operacioneve antiterroriste në Irakun verior, raporton Anadolu.
Ngjarja u organizua nga Fondacioni Rinor i Türkiyes (TÜGVA) dhe Platforma e Vullnetit Kombëtar me pjesëmarrjen e 308 organizatave joqeveritare nën moton “Mëshirë për ushtarët tanë, mbështetje për Palestinën dhe mallkim për Izraelin”.
Dhjetëra mijëra pjesëmarrës, të cilët filluan të mblidhen pas namazit të sabahut në xhamitë historike të Istanbulit, Ajasofja, Sultanahmet, Suleymaniye dhe Xhamianë e Re në Eminönü, marshuan drejt Urës Galata, ku u mbajt tubimi kryesor.
Pas namazit të sabahut, besimtarët bënë lutje për palestinezët e vrarë dhe ushtarët e rënë turq.
Gjatë marshit, pjesëmarrësit thërrisnin tekbire dhe brohoritnin me slogane si “Vrasës Izrael, dil nga Palestina”; “Japim gjakun dhe shpirtin për Aksanë”; “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet”; “Zgjohu, o musliman”; “Istanbul mos fli, dili zot vëllait” e të tjera.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, ish-kryetari i parlamentit turk, Mustafa Şentop, dhe kryetari i Bordit të Administratorëve të Fondacionit për Përhapjen e Dijes (İlim Yayma) dhe anëtar i Bordit të Lartë Këshillimor të TÜGVA-s, Bilal Erdoğan.