Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës, 14 pika në rendin e ditës

0 minutes, 39 seconds Read

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës nesër, ku pritet të shqyrtohen 14 pika të rendit të ditës. Takimi, i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të nisë në ora 09:00.

Sipas dokumentit të siguruar nga IndeksOnline, disa nga çështjet kryesore që do të diskutohen përfshijnë:

  • Projekt-rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
  • Projekt-udhëzimin administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës.
  • Draftin e programit për zhvillim rajonal të balancuar.
  • Propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për Narkotikë.

Këto dhe pika të tjera të rendit të ditës pritet të diskutohen dhe miratohen nga kabineti qeveritar gjatë mbledhjes së sotme.

Publikime te ngjashme