Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar 360 mijë euro për pagesën e 30 specializantëve nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Ky vendim nuk është vetëm ndihmë financiare, por një investim strategjik e kombëtar në të ardhmen e Luginës së Preshevës!
Për tre vite radhazi, Kosova ka mbështetur specializantët nga Lugina, duke treguar një angazhim të qëndrueshëm për zhvillimin e kapaciteteve tona shëndetësore.
Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përkrahja për shqiptarët nuk duhet të mbetet vetëm në rritjen e fondit, por edhe mbështetjen duke përfshirë edhe fusha kyçe sipas nevojave.
Falënderim i veçantë për kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.