Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht rezultatet e Exit Poll-it për balotazhin në Fushë Kosovë, ku në garë ishin Besnik Osmani i LDK-së dhe Valon Prebreza i VV-së.
Sipas këtyre matjeve, Prebreza ka dalë i pari me 53.45% të votave, ndërsa Osmani renditet i dyti me 46.55%.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, Adriatik Kelmendi, gazetar dhe autor i emisionit ‘Rubik0n’ në Klan Kosova, ka publikuar rezultatet për 7 qendra./lajmishqip.net
