Publikohen pamjet nga rrëzimi i avionit në Brazil ku humbën jetën 62 pasagjerë

0 minutes, 29 seconds Read

Janë publikuar pamjet nga momenti i rrëzimit të avionit me 62 persona në bord në Sao Paulo të Brazilit.

Avioni ATR-72 me dy motorë të kompanisë Voepass po fluturonte nga Cascavel në shtetin e Paraná-s për në Aeroportin Guarulos në Sao Paulo.

Sipas një njoftimi të Voepass, në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë, kompania tha se nuk ka asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti dhe as për gjendjen aktuale të personave që ishin në avion.

https://twitter.com/MarioNawfal/status/1821964051628617852

Publikime te ngjashme