Propozimi i Haradinaj për Urën e Ibrit: Të hapet gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje…

0 minutes, 36 seconds Read

Hapja e “Urës së Ibrit” ishte një nga temat që u trajtua në emisionin e sotëm të DPT te Fidani në Klan Kosova, me mysafirin ish-deputetin e AAK-së Daut Haradinaj.

Haradinaj foli rreth kësaj çështje, duke dhënë këshilla se si ka mundur të hapet kjo urë.

“Ka pasur mundësi për shembull, një koordinim i qetë, të bëhet me faz, të hapet gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje. Domethënë të vazhdohet me një koncept të bashkëpunimit”, tha ai.

Ai pati disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Daut Haradinaj tha se Albin Kurti, “krejt qëndrime të reja ka në anglisht e krejt tjera në shqip”.

Publikime te ngjashme