Prizreni në rënie demografike! Humbje e 30 mijë banorëve në 13 Vjet, një pasqyrë e tendencave kombëtare

2 minutes, 27 seconds Read

Komuna e Prizrenit ka zvogëlim të numrit të popullsisë për 30 535 banorë, apo 17.17% më pak banorë sesa që kishte në vitin 2011.

Në përmbledhjen e realizuar nga OJQ “GIS & Software Solution” rezulton se kjo rënje e numrit të popullsisë, në Komunën e Prizrenit, është një pasqyrë e dukurisë që e ka prekur Republikën e Kosovës.

Të dhënat e analizuara treguan se Republika e Kosovës, ka një zvogëlim numrit të popullsisë prej 7.89% apo 137 310 banorë më pak sesa që kishte në vitin 2011. Ndërsa nga 25 komuna të Republikës së Kosovës të cilat kanë pasur zvogëlim të popullsisë, zbritjen me të madhe e ka pikërisht Komuna e Prizrenit më 30 535 banorë më pak, ndërsa zbritjen më më të vogël e ka Hani i Elezit me 803 banorë më pak sesa në vitin 2011.

Harta e Popullsisë së Vendbanimeve të Komunës së Prizrenit sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, të vitit 2024, është punuar nga OJQ “GIS & Software Solution”, ku janë paraqitur kufijtë e zonave kadastrale të Vendbanimeve të Komunës së Prizrenit, në imazhet satelitore të vitit 2024 si dhe model digjital relievor, për të pasur parasysh edhe ndikimin e relievit apo lartësisë mbidetare në dendësinë e popullsisë në këtë Komunë.

Sipas këtij regjistrimi 6 vendbanimet me numrin më të madh të banorëve janë:

  1. Prizren = 76850 banorë
  2. Dushanovë – Arbanë 7870
  3. Lubizhdë – 5500
  4. Gjonaj = 4061
  5. Zhur – 3624
  6. Korishë – 2758

OJQ “GSS” gjithashtu kanë paraqitur një analizë të ndryshimit të numrit të popullisë për periudhën 13 vjeçare edhe për vendbanimet me zvogëlimin më të madh në Komunën e Prizrenit.
Të dhënat të cilat janë analizuar nga OJQ “GSS”, janë të publikuara nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, nga të cilat rrjedh se qyteti i Prizrenit ka një ndryshim prej 9.71 % apo një tkurrje të popullsisë, minus – 8269 banorë, ndërsa fshatrat me ndryshime më të theksuara janë: Korisha – 2521 banorë, Zhur – 2285 banorë, Hoqa e Qytetit – 1930 banorë, Dushanova-Arbana – 1528 banorë, Piranë -564 banorë, Karashëngjergj – 778 banorë, Bilushë -741.

Edhe komunat fqinjë të regjionit të Prizrenit, kanë shënuar zvogëlim të numrit të popullsisë, Suhareka një rënje prej 24.45%, Dragashi 14.96%, Malisheva 21.81%, përjashtim bënë Mamusha e cila ka një rritje prej 1.96%.

Duke parë këtë ritëm më të cilën po përballet Kosova në dy dekadat e fundit, OJQ “GIS & Software Solution”, sugjeron që qeveritë në nivel qendror dhe atë lokal të mendojnë seriozisht për trajtimin e këtyre shifrave si dhe për të ndjekur modele të cilat kanë rezultuar të suksesshme në shtetet e Europës. Siq kanë vepruar Franca dhe Suedia më politikë pro-lindjeve, përfirshja e bonuseve për fëmijë, leje të zgjatura prindërore dhe shërbime për fëmijët që mbështesin ekuilibrin punë-familje por edhe Hungaria që ofron kredi pa interes dhe përfitime për familjet me shumë fëmijë.

Punoi: Faton MORINA

Publikime te ngjashme