Pritë në autostradë: tifozët e Dinamo Zagrebit përleshen me “Delijet” serbe në Slavonski Brod

0 minutes, 41 seconds Read

Në pushimoren “Marsonija” në Kroaci, në afërsi të Slavonski Brodit, të shtunën ka ndodhur një përleshje e dhunshme mes tifozëve të Dinamo Zagrebit, “Bad Blue Boys”, dhe atyre të Cërvena Zvezdës, të njohur si “Delije”.

Sipas raportimeve të mediave kroate, anëtarët e grupit BBB u kishin zënë pritë tifozëve serbë gjatë lëvizjes së tyre në autostradë. Sulmi u përqendrua mbi nëngrupin “Orthodox Boys” të Zvezdës, të cilët po udhëtonin drejt Beogradit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë këtij incidenti, tifozët zagrebas tentuan t’u merrnin kundërshtarëve të tyre transparentin kryesor, por pa sukses. Megjithatë, si pasojë e përleshjes, ata arritën t’u rrëmbenin tifozëve serbë pjesë të veshjeve dhe simboleve të tjera që mbanin me vete. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme