“Prishtina tregoi se nuk do bllokim” – Rama feston fitoren dhe kërkon bashkëpunim nga Qeveria për premtimin 1.5 miliardësh

0 minutes, 55 seconds Read

Kryetari i rikonfirmuar i Prishtinës, Përparim Rama, në tubimin e fitores pas balotazhit të 9 nëntorit, ka deklaruar se qytetarët e Prishtinës dëshmuan sërish se dëshirojnë zhvillim dhe jo bllokim.

Në fjalën e tij pas fitores ndaj kundërkandidatit të LVV-së, Hajrulla Çeku, Rama theksoi se Prishtina tani po shndërrohet në metropol.

“Prishtina tregoi që ka zhvillim, tregoi që nuk dëshiron bllokim. Po shkojmë përpara drejt zhvillimit. E filluam katër vjet më parë me projekte të mëdha për transformim të kryeqytetit tonë… Prishtinën tani po e bëjmë metropol së bashku”, ka thënë ai.

Rama shfrytëzoi rastin t’i bëjë thirrje pushtetit qendror që të jetë bashkëpunues me kryeqytetin.

“E thërras qeverinë e tashme në detyrë dhe çfarëdo qeverie në të ardhmen që të jetë bashkëpunuese me kryeqytetin, sepse kryeqyteti është zemra e gjithë Kosovës dhe e kombit tonë. E dini që i kam premtuar 1.5 miliardë investime, kështu që së bashku do ta transformojmë kryeqytetin e zemrës”, është shprehur ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme