Presidenti i Iranit paralajmëron “pasoja të rënda” nëse Izraeli vendos të e sulmoj Libanin

1 minute, 5 seconds Read

Presidenti i sapozgjedhur iranian Masoud Pezeshkian paralajmëroi të hënën se çdo sulm i mundshëm izraelit në Liban “mund të rezultojë i kundërt dhe të ketë pasoja të rënda për vetë sionistët”, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr.

Komenti i Pezeshkian erdhi gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron për ta uruar atë për fitoren e tij në zgjedhjet në Iran.

Pezeshkian do të betohet para parlamentit iranian të martën, duke zëvendësuar presidentin e ndjerë Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një përplasje helikopteri në maj.

Macron dhe Pezeshkian diskutuan gjithashtu “çështje dhe tema të ndryshme, duke përfshirë negociatat për heqjen e sanksioneve kundër Iranit, luftën në Ukrainë dhe situatën dhe zhvillimet e fundit në Gaza dhe Liban”, raportoi Mehr.

Izraeli është zotuar se Hezbollahu do të “paguajë çmimin” pasi fajësoi grupin militant libanez të mbështetur nga Irani për një sulm me raketa në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli që vrau 12 fëmijë të shtunën.

Ndërsa Hezbollahu thotë se “mohon me vendosmëri” se ishte pas sulmit, ai ka ngritur edhe një herë frikën se një luftë e gjithanshme mund të përfshijë rajonin, shkruan CNN, përcjell kk.

Publikime te ngjashme