Prapaskenat në Bruksel: Delegacioni serb zbarkon për takimin e paparalajmëruar, ja çka synohet në tryezë

0 minutes, 56 seconds Read

Një delegacion nga Beogradi, nën udhëheqjen e kryenegociatorit serb Petar Petkoviq, ka arritur mbrëmë në Bruksel, ku pritet të marrë pjesë gjatë ditës së sotme në një raund të ri bisedimesh me palën kosovare nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur mediat serbe.

Sipas këtyre burimeve, “pala e Beogradit do të insistojë me ngulm në themelimin urgjent të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, derisa do të pretendojë për pozitën gjoja të rënduar të serbëve në Kosovë si pasojë e vendimeve të Prishtinës, duke vazhduar kështu narrativën propaganduese mbi rrezikimin e paqes dhe sigurisë./lajmishqip.net

Emisari i BE-së, Peter Sorensen, gjatë javës së kaluar zhvilloi vizita zyrtare në Kosovë dhe Serbi, mirëpo nuk kishte dhënë asnjë paralajmërim zyrtar për mbajtjen e një raundi të ri të dialogut në këtë nivel./lajmishqip.net

Deri në këto momente, as nga institucionet e Kosovës nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për zhvillimin e këtyre bisedimeve në kryeqendrën evropiane./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme