Prapaskenat e zgjedhjes: Osmani zbulon momentin kur Kurti ia tërhoqi mbështetjen për presidente

0 minutes, 47 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje të reja rreth garës për postin e kreut të shtetit. Ajo ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e kishin refuzuar mbështetjen për kandidaturën e saj pikërisht në momentin kur gjasat për t’u zgjedhur u bënë reale.

Gjatë një interviste televizive në emisionin e drejtuar nga Çim Peka, e para e shtetit theksoi se kishte subjekte të tjera politike që nuk e kishin përjashtuar asnjëherë publikisht pjesëmarrjen në votim, nëse emri i saj do të propozohej.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Kur u qartësua që në fakt ka shanse që unë të zgjidhem, nga kryeministri Kurti më erdhi një vlerësim krejtësisht i ri – që ishte se ai dhe grupi parlamentar i VV-së nuk e përkrahin kandidaturën time”, u shpreh Osmani, duke hedhur dritë mbi zhvillimet e papritura politike të asaj kohe./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme