Prapaskenat e dështimit në Islamabad: Tre pikat e nxehta që bllokuan marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

1 minute, 52 seconds Read

Një përplasje e fortë “muri kundër murit”. Kështu po e cilësojnë mediat prestigjioze ndërkombëtare përfundimin e negociatave intensive mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat u mbyllën pa arritjen e një akordi konkret për paqe.

Bisedimet maratonë zgjatën plot 21 orë pa asnjë ndërprerje, por në fund u konstatua se distanca mes pozicioneve të palëve mbetet ende shumë e madhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Raportohet se janë të paktën tri çështje kyçe që u bënë pengesë e pakalueshme për arritjen e një marrëveshjeje: rihapja e Ngushticës strategjike të Hormuzit, fati i uraniumit të pasuruar për programin bërthamor të Teheranit, si dhe kërkesa e prerë e Iranit për zhbllokimin e rreth 27 miliardë dollarëve në asete të ngrira jashtë vendit.

Këto pika specifike ishin ato që çuan në ngërç negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, sipas detajeve që bën me dije gazeta e mirënjohur “New York Times”.

Gjatë diskutimeve, Uashingtoni kërkoi që Irani të rihapte menjëherë ngushticën për lundrimin e lirë, por Teherani refuzoi të lëshonte kontrollin mbi këtë nyjë jetike të transportit të naftës. Pala iraniane këmbëngul se këtë veprim do ta ndërmarrë vetëm pas një paqeje përfundimtare dhe kundrejt një tarife të caktuar.

Pas këtij dështimi diplomatik, pyetja që mundon vëzhguesit është: Çfarë pritet të ndodhë më tej? Perspektiva e afërt duket mjaft e zymtë, e rrethuar nga një atmosferë pasigurie dhe pesimizmi të thellë.

Në tryezën e Donald Trump tani ndodhen dy skenarë kryesorë. Opsioni i parë mbetet rifillimi i bombardimeve ndaj objektivave në Iran, duke mbartur rrezikun e një bllokimi në luftën e Lindjes së Mesme dhe përshkallëzimin e një krize energjetike që SHBA-të nuk dëshirojnë ta zgjasin.

Skenari i dytë është vijimi i përpjekjeve për të gjetur një kompromis përmes bisedimeve. Megjithatë, kjo rrugë mbetet jashtëzakonisht e vështirë, pasi qëndrimet e të dyja vendeve mbi programin bërthamor dhe kontrollin e Hormuzit mbeten thellësisht të ndryshme. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme