Policia: Në orët e hershme të mëngjesit u mbajtën dy protesta në Veri, përfunduan të qeta

1 minute, 9 seconds Read

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka njoftuar se në dy lokacionë në Mitrovicë të Veriut janë mbajtur protesta në mëngjes.

Sipas Policisë këto protesta nuk kanë qenë të paralajmëruara mirëpo janë angazhuae në mbarëvajtjen e tyre.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 këto protesta kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave.

Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente.

Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.

Publikime te ngjashme