Incidenti zuri vend në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj, rreth orës 19:25, raporton Indeksonline.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, deklaroi për Indeksonline se i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale është arrestuar.
“Sot me datë 16.09.2024, në ora 19:25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallace”, ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësi policore reaguese dhe hetuesit. Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor” ka thënë Reka.
Rrethanat që kanë çuar deri në këtë incident të rëndë janë akoma të paqarta./Indeksonline