Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur jashtë restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, informacione të tjera njoftohi me kohë”, tha Reka.
Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës si dhe ambulanca dhe policia tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.