“Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër” – Rasti i rëndë në Vushtrri, flet familjari i të ndjerës

0 minutes, 37 seconds Read

Para mediave ka folur njëri nga famijarët e gruas së vrarë në Vushtrri.

“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë.” – ka thënë ai.

Prokuroria e ka konfirmuar se në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Publikime te ngjashme