Një deklaratë shokuese ka bërë Ministrja e Arsimit në Gjermani, Bettina Stark-Watzinger, pas të cilës ka pasur një reagim të gjerë nga shoqëria civile drejtuar qeverisë, për më shumë informacion të detajuar për këtë gjë.
Duke folur për Deutsche Welle, anëtarja e Partisë Demokratike të Lirë, pjesë e koalicionit qeveritar, u shpreh se nxënësit duhet të përgatiten më mirë përballë krizave dhe fatkeqësive të mundshme, duke përfshirë këtu dhe luftën.
“Shoqëria në tërësi duhet të jetë e përgatitur mirë për krizat – nga pandemitë, përmes fatkeqësive natyrore, deri te lufta”, tha ajo.
Stark-Watzinger mori shembullin e Britanisë së Madhe e cila kryen ushtrime të mbrojtjes civile në shkolla, duke thënë se edhe Gjermania mund të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.
Ajo sugjeroi që zyrtarët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë po bën Bundeswehr për sigurinë e Gjermanisë.