PDK paralajmëron padi ndaj Sali Zybës pas akuzave për ‘tortën’ për Listën Serbe

1 minute, 9 seconds Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili pretendoi se PDK i kishte blerë tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për ditëlindje. Përmes një postimi publik, Behrami i ka cilësuar këto pretendime si shpifje dhe ka paralajmëruar veprime ligjore kundër homologut të tij nga partia në pushtet.

Behrami mohoi kategorikisht çdo lidhje të PDK-së me Listën Serbe dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Kurti dhe partisë së tij. “Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë. Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe,” shtoi ai në reagimin e tij, duke pretenduar se Kurti e përdor Zybën për të mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim.

Ai u shpreh se Zyba nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe e quajti atë një “aksident politik”. “Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës,” përfundoi deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme