Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se kryetari i saj, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve politikë të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i cili ka theksuar se ndonëse i përgjigjen ftesës, ky takim nuk duhet të shihet si një lëvizje drejt një kompromisi politik.
“Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari,” deklaroi Gruda, duke sqaruar rolin e liderit të partisë në këto bisedime.
Sipas Grudës, zgjidhja për ngërçin aktual institucional qëndron te kthimi në procesin e votimit të hapur. Ai argumentoi se ky propozim është në përputhje me frymën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.