Pas pezullimit të dialogut strategjik, liderët e opozitës në takim urgjent në Ambasadën Amerikane

1 minute, 1 second Read

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, liderët e opozitës kanë shkuar sot në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Në takim po marrin pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, konfirmoi për KosovaPress se takimi po mbahet, por nuk dha detaje mbi agjendën duke lënë të kuptohet se këtë do ta bëjë vetë kryetari i partisë.

Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, theksoi se ndonëse nuk ka informacion të saktë mbi temat e diskutimit, është e qartë se ato lidhen me vendimin e fundit të SHBA-së karshi Kosovës. “Kryetari është në takim… nuk kam informata të plota, por jam e bindur se lidhet me zhvillimet e fundit dhe veprimet e ambasadës amerikane në raport me dialogun,” u shpreh ajo.

Pjesëmarrjen e Haradinajt në takim e konfirmoi edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, duke e konsideruar mbledhjen si të lidhur ngushtë me situatën e krijuar nga pezullimi i dialogut strategjik./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme