Pas nokautit brutal nga Dubois, çfarë po planifikon Anthony Joshua për të ardhmen?

1 minute, 26 seconds Read

Anthony Joshua ka ripërsëritur se ai nuk do të pensionohet pas humbjes së dhimbshme që pësoi ndaj Daniel Dubois.

Joshua u mposht në raundin e pestë nga Dubois duke mos arritur kështu që të bëhet tri herë kampion i botës.

Humbja ndaj kampionit në fuqi të IBF-së i dha fund serisë së tij prej katër fitoreve radhazi, që përfshiu disa fitore të mëdha ndaj Otto Wallin dhe Francis Ngannou.

https://twitter.com/anthonyjoshua/status/1838187324024279101

Por Joshua ka insistuar se ai nuk do të pensionohet dhe beson se karriera e tij është ‘larg përfundimit’ në një deklaratë të lëshuar së fundmi.

“Ne nuk ia dolëm, por duhet të shikojmë të gjitha gjërat pozitive”, ka thënë ai fillimisht në një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Ky është mentaliteti dhe perspektiva që duhet të kemi, diçka pozitive gjithmonë. Shikoni çfarë kemi arritur në 11 vitet e fundit, është fenomenale dhe dua të falënderoj secilin prej jush që ka qenë në këtë udhëtim me mua”.

“Por ju e dini se çfarë problemi është, nuk ka përfunduar ende. Ne e kemi bërë një herë, e kemi bërë dy herë dhe ta bësh për të tretën herë nuk ka qenë e lehtë, por është diçka të cilën mund ta arrijë, ka të bëjë me atë që të bësh hapat e duhur përpara, të punosh fortë dhe të përmirësohesh”.

“Duhet të vijë nga zemra më shumë se gjithçka tjetër. Nuk mund të vij nga zërat e brendshëm ose ndikimet, duhet të vijë nga zemra”, tha ai mes të tjerash./Telegrafi

Publikime te ngjashme