Bllokimi i Ngushticës strategjike të Hormuzit konsiderohet vetëm një “shqetësim i përkohshëm”. Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Energjisë i SHBA-së, Chris Wright, i cili parashikoi se konflikti i iniciuar nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit do të arrijë fundin brenda javëve të ardhshme.
Gatë një interviste për emisionin “This Week” në ABC News, Wright u shpreh se kjo periudhë tensionesh afatshkurtra është një çmim që ia vlen të paguhet. Sipas tij, është më mirë të përballen me këtë situatë tani, sesa të lejohej një Iran i pajisur me armë bërthamore, duke justifikuar kështu nisjen e operacioneve ushtarake më 28 shkurt.
Sekretari Wright theksoi se ky shqetësim transit do të shërbejë për të krijuar një realitet të ri e më të qëndrueshëm. Ai nënvizoi se synimi është që Lindja e Mesme të mos mbetet më peng i një “shteti paria” si Irani, sidomos duke pasur parasysh se përmes Hormuzit kalon rreth 20% e prodhimit global të hidrokarbureve.
Sa i përket kohëzgjatjes së luftimeve, zyrtari i lartë amerikan u shfaq optimist. “Besoj me bindje se kjo luftë do të përfundojë brenda javëve të ardhshme, e mbase edhe më shpejt,” deklaroi ai. Wright shtoi se pas përfundimit të konfliktit, pritet një rritje e furnizimit me naftë dhe gaz, gjë që do të sjellë automatikisht uljen e çmimeve në tregjet botërore.
Në mbyllje, Chris Wright rikonfirmoi pozicionin e prerë të administratës së Donald Trump. Ai hodhi poshtë të gjitha kritikat dhe akuzat se planet ushtarake amerikane kishin nënvlerësuar rreziqet që mund të vinin nga një mbyllje e mundshme e Ngushticës së Hormuzit prej forcave iraniane. /lajmishqip.net









