Paralajmërimi i fortë i Besnik Tahirit: Kosova në prag të zgjedhjeve të reja, konsultimet e Kurtit janë një “kurth”

1 minute, 19 seconds Read

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë një interviste sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka diskutuar me tone kritike çështjen e nxehtë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Ai vlerësoi se skena politike po dështon të gjejë një rrugëdalje përmes kompromisit, duke e vendosur Kosovën sërish në prag të një procesi të ri dhe të kushtueshëm zgjedhor.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“A e dini ku ndodhet Kosova sot? Jemi në prag të procesit të pestë zgjedhor brenda një viti, po të llogarisim edhe raundet e balotazhit. Ndërkohë që bota po përballet me sfida të mëdha, ne pretendojmë se jemi më të mençurit, por nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje krejtësisht elementare”, deklaroi Tahiri.

Ai propozoi një qasje tjetër për tejkalimin e krizës, duke thënë se pushteti duhet t’i kërkojë opozitës emra kredibilë e jopartiakë, për të cilët do të mund të vendosej në mënyrë konsensuale për postin e kryetarit të shtetit.

Më tej, Tahiri nuk i kursye kritikat as për takimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesit e dy partive të tjera opozitare, duke i cilësuar ato si lëvizje taktike pa substancë.

Sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, ky proces konsultimi nuk synon zgjidhjen e vërtetë, por është thjesht një manovër politike. “Ajo që po ndodh me këto bisedime është vetëm një lojë dhe një kurth i përgatitur nga z. Kurti”, përfundoi ai. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme