Një person është vrarë në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Lajmi u konfirmuar edhe nga drejtoria rajonale e Ferizajt, të cilët bënë të ditur se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Qazim Reka, nga policia në Ferizaj.
Mediumi Jepizë, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas pamjeve policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.