Policia konfirmon vrasjen e një personi në Klinë, një tjetër në gjendje të rëndë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info se një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë në një lokale në qendër të Klinës.
“Në ora 17:17 në sheshin “Mujë Krasniqi”, në një lokal ka pasur të shtëna me armë. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa një person është dërguar për Spitalin Rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës”, ka thënë për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Ballkani.info
Pamjet nga vendi i ngjarjes.