Pamje nga beteja e ashpër mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Kharkivit – tanku i trupave të Zelenskyt i reziston goditjes nga droni kamikaz

0 minutes, 51 seconds Read

Kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainase, tregojnë betejën e ashpër që e kanë zhvilluar kundër trupave ruse në rajonin e Kharkivit.

Ukrainasit shihen se si kishin organizuar një sulm të mirëorganizuar me qëllim që të zmbrapsin rusët që po tentonin t’ia mësynin pozicioneve të tyre.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Madje në një moment shihet se tanku ukrainas i reziston goditjes direkte të dronit kamikaz “Lancet” që shpërthen – por pa ndonjë efekt apo dëm të shkaktuar në makinerinë luftarake të ukrainasve.

Ata rigrupohen dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt pozicioneve të rusëve – duke i detyruar edhe të braktisin pajisjet.

Videoja është një dëshmi e qartë se me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, ukrainasit kanë arritur me sukses të fitojnë shumë beteja në rajone të ndryshme.

E inkursioni në Kursk të Rusisë është një tregues tjetër, që ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa të detyrojnë Vladimir Putinin të tërheq trupat nga Ukraina./Telegrafi

Publikime te ngjashme