Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që do të mbahet të hënën.
Lajmi është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentes.
Në seancën e KSKB-së, sipas njoftimit, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.
Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-u