Presidentja Vjosa Osmani e ka publikuar një video përmbledhëse të tri ditëve të Epopesë së UÇK-së.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani u shpreh për ndjesinë që i japin 5, 6 dhe 7 marsi.
“Tri ditë Epope e UÇK-së – krenari deri në përjetësi!”, ka thënë Osmani.
Epopeja e UÇK-së u përmbyll me “Natën e zjarreve” në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.