Osmani takon liderë botërorë e delegacione në Paris: Fuqizimi i miqësive është në interes të Kosovës

1 minute, 45 seconds Read

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në Francë,  ku mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave të tridhjetë e treta Olimpike në Paris.

Osmani tha se në Pallatin Elysee u takua edhe me liderë e delegacione nga mbarë bota.

Fuqizimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë, tha Osmani.

“Në pritjen nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, takuam liderë dhe delegacione nga mbarë bota dhe diskutuam për raportet ndërmjet shteteve tona. Fuqizimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani.

Më tej, Osmani ndau listën e gjatë të takimeve që ka zhvilluar në Paris, ku ndër ta ishte ai me Zonjën e Parë të SHBA-ve, Jill Biden, kryeministrin e Britanisë, Mbretin e Holandës, Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës, ata të Belgjikës, e shumë të tjerë.

“Përveç Presidentit francez dhe Zonjës së Parë franceze, gjatë ngjarjeve zyrtare takuam gjithashtu Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden; Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar; Mbretin e Holandës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Belgjikës; Emirin e Katarit; Mbretin e Butanit; Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut; Presidentin e Paraguajit; Kryeministrin e Holandës; Presidentin e Madagaskarit; Presidentin e Polonisë; Presidentin e Portugalisë; Kryeministrin e Belgjikës; Presidenten e Sllovenisë; Presidentin e Singaporit; Presidentin e Bullgarisë; Presidenten e Gjeorgjisë; Kryeministrin e Sao Tome dhe Principes; Presidentin e Xhibutit; Presidenten e Etiopisë; Presidentin e Guinea-Bissau; Presidentin e Letonisë; Presidentin e Sierra Leones; Zv.Presidentin e Zimbabvesë; Kryeministrin e Sllovenisë; Kryeministrin e Shqipërisë; Presidentin e Kirgizistanit; Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës; Presidentin e Malit të Zi; Kryeministrin e Irlandës; Kryeministrin e Libanit; Kryeministrin e Austrisë; Kryeministrin e Lihtenshtajnit; Kryeministrin e Malit të Zi; Zonjën e Parë të Brazilit, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të pranishëm në këto aktivitete”, shkroi Osmani.

Publikime te ngjashme