Operacioni në veri të Kosovës, sekuestrohet 1,6 milionë euro e 74 milionë dinarë

0 minutes, 59 seconds Read

Operacioni policor i realizuar sot në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë;

Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, Rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë, dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Pas operacionit policor pati reagime të ashpra nga Serbia. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e cilësoi aksionin si “akt barbar që drejtpërdrejt kërcënon mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.

“Kujt dhe pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Për shkak të çekut. Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? Apo asgjë nuk u lejohet”, tha Vuçeviç, sipas një njoftimi të Qeverisë serbe.

Publikime te ngjashme