Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka bërë të ditur se dy shkatërrues të Marinës Amerikane, të pajisur me raketa të drejtuara, kanë kaluar gjatë ditës së sotme përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit.
Në një njoftim zyrtar të publikuar në rrjetin social X, theksohet se ky operacion është ndërmarrë për të siguruar që kjo arterie kryesore ujore të jetë e lirë nga minat detare të vendosura nga Irani. Dy anijet luftarake të përfshira në këtë mision janë USS Frank E Petersen dhe USS Michael Murphy, raporton më tej BBC.
Admirali Brad Cooper, komandant i Centcom-it, konfirmoi nisjen e këtij procesi përmes një deklarate po në platformën X: “Sot filluam procedurat për krijimin e një kalimi të ri. Së shpejti do ta ndajmë këtë rrugë të sigurt me industrinë detare, për të inkurajuar rrjedhën e lirë të tregtisë globale”./lajmishqip.net
