Debutimi i Shteteve të Bashkuara në turneun e basketbollit olimpik në Paris 2024, u karakterizua nga konfirmimi i kualitetit të jashtëzakonshëm që ka kjo skuadër.
Përballë 18 goditjeve të sakta për tri pikë edhe një talent si Jokiç u dorëzua, me yjet e SHBA që mposhtën 110 me 84 Serbinë.
LeBron Xhejms dhe Kevin Durant dhuruan spektakël në parket, duke i garantuar amerikanëve suksesin me 26 pikë diferencë. Paraqitja e shkëlqyer tregoi se Shtetet e Bashkuara, që mund të quhet ndryshe edhe “Skuadra e Ëndrrave” mbeten favoritë për medaljen e artë.
Mjafton të kujtosh faktin se Xhejson Tatum dhe Tajris Halibwrton, dy Lojtarët më të Mirë të finaleve të fundit, nuk luajtën asnjë minutë.