Numërohen gjysma e votave për deputetë: Kurti mbi 172 mijë, ja dhjetë më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK

1 minute, 30 seconds Read
Banner Description

Gjysma e votave të kandidatëve për deputetë janë numëruar tashmë, ndërsa rezultatet e përditësuara kanë nisur të procesohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Me këtë ritëm të numërimit, po bëhet gjithnjë e më e qartë se cilët kandidatë po prinë në listat e subjekteve politike dhe kush po grumbullon më shumë mbështetje nga votuesit.

Sipas numërimit të deritanishëm, Albin Kurti është kandidati më i votuar, me 172 mijë e 610 vota. Pas tij renditet Bedri Hamza me 79 mijë e 207 vota, Lumir Abdixhiku me 37 mijë e 579 vota, si dhe Ramush Haradinaj me 18 mijë e 897 vota.

Më poshtë është lista e dhjetë kandidatëve më të votuar deri tani nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Dhjetëshja e VV-së:
Albin Kurti – 172,610 vota
Glauk Konjufca – 134,395 vota
Albulena Haxhiu – 70,222 vota
Hekuran Murati – 69,572 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 62,013 vota
Xhelal Sveçla – 55,931 vota
Hajrulla Çeku – 51,970 vota
Avni Dehari – 46,101 vota
Mimoza Kusari Lila – 43,073 vota
Ejup Maqedonci – 39,238 vota

Dhjetëshja e PDK-së:
Bedri Hamza – 79,207 vota
Arian Tahiri – 37,355 vota
Përparim Gruda – 34,827 vota
Uran Ismaili – 27,302 vota
Sala Jashari – 24,983 vota
Vlora Çitaku – 22,180 vota
Arben Mustafa – 19,491 vota
Enver Hoxhaj – 18,641 vota
Rrahman Rama – 14,530 vota
Ganimete Musliu – 14,073 vota

Dhjetëshja e LDK-së:
Lumir Abdixhiku – 37,579 vota
Hykmete Bajrami – 23,759 vota
Ukë Rugova – 20,769 vota
Doarsa Kica Xhelili – 18,391 vota
Avdullah Hoti – 18,363 vota
Kujtim Shala – 16,399 vota
Anton Quni – 13,086 vota
Armend Zemaj – 12,389 vota
Lutfi Haziri – 11,138 vota
Janina Ymeri – 8,702 vota

Dhjetëshja e AAK-së:
Ramush Haradinaj – 18,897 vota
Daut Haradinaj – 11,593 vota
Besnik Tahiri – 11,293 vota
Bekë Berisha – 8,424 vota
Agim Çeku – 7,649 vota
Time Kadrijaj – 7,518 vota
Burim Ramadani – 7,150 vota
Arbër Tolaj – 6,641 vota
Lahi Brahimaj – 4,748 vota
Albana Bytyqi – 4,635 vota

KQZ ka bërë të ditur se në total janë 2 mijë e 557 vendvotime, ndërsa deri tani janë procesuar votat nga 1 mijë e 282 prej tyre. Rezultatet e detajuara për secilin kandidat mund t’i gjeni në linkun zyrtar të KQZ-së: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc? /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme