“Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë”: Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhala sqarohen pas incidentit që bëri bujë

0 minutes, 48 seconds Read

Shkrimtari Albatros Rexhaj dhe gazetari Berat Buzhala janë ballafaquar në emisionin “Pressing” në T7, për të sqaruar incidentin e tensionuar që ndodhi pak ditë më parë në studion e “Opinion”.

Përballja e tyre erdhi si një tentativë për të ndriçuar prapaskenat e një debati që pothuajse degjeneroi në përplasje fizike.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Rexhaj e nisi bisedën duke u fokusuar te etika njerëzore: “E mirëkuptoj kur dikush ndjen siklet të brendshëm, pasi edhe unë kam problemet e mia. Megjithatë, njeriu duhet të ketë marifet në çdo situatë.

Mund të toleroj gjithçka, por fyerjet që kam dëgjuar më pas nuk i pranoj; nuk e kuptoj se çfarë borxhi të kanë njerëzit e shtëpisë sime,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Buzhala e pranoi rëndimin e situatës duke deklaruar shkurt: “Që nga momenti kur u ngrita nga tavolina, çdo gjë që ndodhi aty ishte e gabuar.” /lajmishqip.net

Video:

Publikime te ngjashme