Mbrëmë rreth orës 23:10, në Prishtinë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Policia me njësitet e saj u angazhua menjëherë në identifikimin e zonës dhe personit që dyshohet të ketë shtënë me armë, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, NJSI-ja dhe njësiti K-9 kanë arrestuar të dyshuarin, sakaq kanë bastisur edhe shtëpinë e tij, me ç’rast kanë gjetur armë e municion.
“Janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar. Janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishekë, dy antiplumba dhe telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./IndeksOnline