Ardian Krasniqi ka triumfuar ndaj afrikanit Saul Ivan Male.
Nipi i Luan Krasniqit triumfoi me nokaut në ndeshjen e vlefshme për titullin interkontinental të WBO-së.
Ndeshja u zhvillua në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Kjo është fitorja e 10-të me nokaut në po aq meçe për boksierin nga Juniku, Ardian Krasniqi.
Fitore sonte siguruan edhe Eris Bajra dhe Altin Zogaj./GazetaSinjali