Nga paraburgimi në arrest shtëpiak: Ndryshon masa për Arianit Sllamnikun, të dyshuarin për “shërimin” e rremë të autizmit

1 minute, 41 seconds Read

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim që t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit me arrest shtëpiak Arianit Sllamnikut. Ai dyshohet se u ka përshkruar terapi me vlerë mijëra euro fëmijëve me autizëm, duke pretenduar në mënyrë të rreme se mund të arrijë shërimin e tyre.

Sipas raportimeve nga “Betimi për Drejtësi”, mbi Sllamnikun rëndojnë akuzat për “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave”. Lajmi për zëvendësimin e masës për një kohëzgjatje prej 30 ditësh u konfirmua nga zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra, i cili saktësoi se ky hap u ndërmor me kërkesë të Prokurorisë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Dosja e prokurorisë ngarkon Sllamnikun për veprime të kryera në lokalin e tij “Consulence” në Gjilan deri më 20 janar 2026. Ai dyshohet se, me qëllim përfitimi material dhe pa asnjë kualifikim mjekësor apo licencë, ka kryer vizita dhe ka rekomanduar terapi të paverifikuara. Gjatë kontrollit policisë, në lokal u gjetën medikamente të ndryshme që u sekuestruan si prova, si dhe dëshmitarë që po prisnin për konsulta mjekësore.

Përveç ushtrimit të paligjshëm të profesionit, i pandehuri dyshohet se ka kryer eksperimente të rrezikshme. Ai udhëzonte prindërit për marrjen e terapive të patestuara te njerëzit, kinse për “largimin e metaleve” dhe shërimin e autizmit, duke injoruar rekomandimet e OBSH-së dhe rreziqet e efekteve anësore. Për këto shërbime të paautorizuara, ai ka pranuar shuma të konsiderueshme parash.

Ky rast ka nxitur reagime të forta institucionale. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të provuara shkencërisht, ndërsa koalicioni KOMF ka kërkuar masa urgjente nga drejtësia për të mbrojtur fëmijët nga mashtrimet e tilla të dëmshme. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme