Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, Nysret Koca, i ka skaduar mandati ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.
Gjatë ditës së sotme është pritur ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator, por që sot nuk janë realizuar.
Pagat nuk janë ekzekutuar as për familjet me skema sociale për këtë muaj.
Afati i fundit i ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë është me datën 1.
Sipas nenit 35 të Ligjit Zyrtarë Publik askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.