Meteorologu Mendim Rugova, ka paralajmëruar se fundjava e parë e vitit 2026 do të karakterizohet nga reshje shiu, si pasojë e masave të ngrohta ajrore që do të depërtojnë mbi Kosovë nga Mesdheu. Për javën e dytë të janarit, parashikimet flasin për lagështi të lartë dhe luhatje termike që mund të shkojnë në vlera ekstreme negative.
Detajet e parashikimit “Mendimi për Motin” – 2.01.2026
Përgjatë fundjavës priten vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ndërsa temperaturat maksimale do të rriten në 9°C deri në 11°C. Minimalet do të qëndrojnë rreth 5°C, të shoqëruara nga një erë mesatare jugore. Megjithatë, mbrëmjen e së dielës, rënia e temperaturave pranë 0°C mund të kthejë shiun në borë.
Ditët e para të javës vijojnë me vranësira dhe reshje, me temperatura sërish mbi mesataren (7°C deri 8°C). Ndryshimi i madh pritet në pjesën e dytë të javës: reshjet do të ndërpriten, por temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, duke zbritur deri në -8°C apo -10°C gjatë natës. Maksimalet gjatë kësaj periudhe nuk do të kalojnë 3°C. Për fundjavën e 10 dhe 11 janarit, parashihen mundësi për reshje të lehta dëbore.
Për javën e dytë të janarit, modelet numerike tregojnë pasiguri. Ekzistojnë dy skenarë: një rikthim i temperaturave të larta deri në 10°C, ose një thellim i vlerave ekstreme negative. Ajo që mbetet e sigurt është se gjysma e parë e janarit do të jetë e lagësht, ku varësisht nga masat ajrore, reshjet do të alternohen mes shiut dhe borës. /lajmishqip.net

