Ndërhyrje brutale ndaj Hakimit – dëmtim i rëndë, lot në fushë dhe largim me paterica nga stadiumi

1 minute, 17 seconds Read

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së së martës mbrëma kundër Bayern MunichutLigën e Kampionëve.

PSG u mund në shtëpi me rezultat 1–2, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve, por humbja sportive nuk ishte e vetmja goditje për skuadrën franceze.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Hakimi pësoi një ndërhyrje të ashpër nga Luis Diaz, e cila pas rishikimit të VAR-it u vlerësua si e rrezikshme, duke rezultuar në karton të kuq për lojtarin kolumbian.

Pamjet e ngadalësuara treguan momentin tronditës kur Hakimi pësoi dëmtim serioz në kyçin e këmbës, duke rënë në dhimbje të mëdha. Me lot në sy dhe të ndihmuar nga stafi mjekësor, ai u detyrua të largohej nga fusha para përfundimit të pjesës së parë.

Pas ndeshjes, në rrjetet sociale u publikuan fotografi tronditëse të këmbës së tij, e cila shihej plotësisht e mavijosur dhe e ënjtur.

Në fund të takimit, kamerat kapën Hakimin duke e lëshuar stadiumin me paterica, ndërsa këmba i ishte mobilizuar plotësisht nga mjekët e klubit.

Deri më tani, PSG nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar për shkallën e dëmtimit, por sipas mediave franceze, mbrojtësi maroken pritet të mungojë të paktën dy muaj./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme